Shkruan: Tahir Hoda

Në emër të Strugës dhe veleshtarëve të indinjuar: TOP CHANNEL-i DHE MYNXYRET E TIJA PËR STRUGËN

Ditë më parë,një biçim “gazetaruceje”erdhi e bëri një prezantim plot paçavure rrugëve të Strugës buzë Drinit, djep i turizmit,kulturës arsimit,festivaleve,universiteteve e ç’të them më parë….! Rastisa para shtëpisë sime me dy shokët e mi të nderuar veteranë të arsimit Besnik Istrefin dhe Natmir Beqirin,ku dhamë disa prononcime para kamerës së “zonjës gazetare”. U zhgënjeva rëndë kur e pashe emisionin që përmbante intervistat dhe itinerarin e saj të mjerë:-një egjyptian hallexhi që kishte blerë një lakër për të ushqyer kalamajtë;-një fshatar të krishterë që shiste ca prodhime ushqimore në trotuar;-Kishën,ku u pataks pas ikonave, pa hyre në thelbin e autoktonisë së tyre;-Bisedë në ambientet e teqes së qytetit me një shqipfolës çalaman më shumë se gjysmak(ndjesë për personin e nderuar);-Vizitë panoramike në oborrin e kishës në Kalisht ;- Një bisedë të shkurtër me intekektualin tonë të nderuar Prof.Xhemi Hajredini,-pika e vetme e ndritur e programit që gjithsesi nuk mjaftoi dhe….jo më shumë.

PREOKUPIMET (e”gazetares)dhe QËLLIMI i emisionit! -Qe dhe pyetjet që ia parashtrove shoqëruesit tënd që për hir të së vërtetës ,i pa përgatitur profesionalisht për të bërë punën e ciceronit të një “gazetareje “sa dinake aq edhe naive(ndjesë për djaloshin):Pse martesat tona bëhen në baza etnike e jo të përziera ,- ishte një nga pyetjet që e preokuponte dhe donte te dinte kjo zonjë”gazetare”,-nga përgjigja e sikletshme e djaloshit të pa eksperiencë. Mbase, nga nevoja personale e zonjës,për një bashkëshortësi të tillë siç edhe shumë bashkëkombase të saj,por që në Strugë nuk pi ujë ky lloj biznesi.Dhe….për t’iu vënë kapaku: Shkoi në Veleshtë jo për të pare shkollën,infrastrukturën,intelektualët,afaristët,femrat e panumërta të arsimuara nëpër universitetet e vendit e të Evropës,por për të vizituar shtëpitë publike të munguara(duket për fatin e keq të saj)dhe …kaq.Dhe ne veleshtarët që krenohemi bashke me bashkëkombasit tjerë,mbetëm pa përgjigje:iu deshën të punësohej në këto bordelo duke kënaqur klientët,apo….?Zonjë e “nderuar”më dëgjo:Mund të të rastisi të dëgjosh thënien STRUGA afër VELESHTËS(pa modesti dhe pa dashur të denigrojmë të tjerët),sepse kështu thonë ata që i dinë e i çmojnë vlerat e Veleshtës dhe të veleshtarëve pa shtëpit publike që u orvat t’i publikoje shteti sllav për të cilin duket se ju pikon zemra gjak juve dhe sojit tuaj të gjeneruar kombëtarisht me gjak të papastër.

Është hera e dytë që Strugës po i fusni thikën pas shpine pas kamerës së fshehtë me të cilën denigruat mjekun tonë të nderuar Hasim Musën,me të cilin krenohet kombi e në veçanti ne struganët. Qëllimin e dini vetëm ju por palavive tuaja u ranë maskat e i mori vesht e gjithë bota. Po tani me Veleshtën ç’patët?A mos qe edhe kjo më shumë se një kamerë e fshehtë e juaja?Është në nderin tuaj sepse Veleshtës aq ia bënë për paçavuret tuaja prej”gazetareje”. Kur Veleshta ka nxjerre intelektualë të shkolluar s’kish lindur as stërgjyshi juaj zonja “gazetare”. Intelektualët e Veleshtës i gjen nëpër institucionet dhe universitetet e Tetovës, Shkupit e Prishtinës.I gjen nëpër Akademitë e Shkencave,në Austri,Zvicër e Gjermami.I gjen edhe atje ku njohuritë tua gjeografike janë të pakta, përtej kontinentit,në Amerikë e ku jo.Kuadrot e Veleshtës ngjasojnë si hiri i eshtrave të Indira Gandit,mbi Himalaje zonja “gazetare”.

Përmende sa për sy e faqe dy-tre emra krijuesish të nderuar,duke harruar se veprat e krijuesve veleshtar përbëjnë një mal sa Karaormani që kemi pranë,të cilat s’mund t’i nxë asnjë bibliotekë universitare e viseve shqiptare.Krijimet letrare dhe folklorike të Veleshtës,e kanë zanafillën që nga stërgjyshet tona shtojzavalle dhe nga xixat e strallit të lavërtarëve veleshtarë që soji yt as e di as ka dëgjuar.Ndaj,kërko ndjesë e mos kërko shtëpi publike në fshatin tim po ato që t’i numërova përmbledhasi për sa më lart!Lexues të nderua,ndjesë që u bëra pjesë e këtij emisioni pa vlera artistke.U shoqërove përskaj urave me biznismenin e nderuar mikun tim e të gjithë struganëve z.Mendi Qyra, pa thënë dy fjalë për kontributin e tij në të gjitha sferat e jetës në Strugë. Dua të besoj se mbete një mike e tij pa e ditur se edhe ai është një veleshtar i devotshëm.Nuk dyshoj në indinjatën e tij si veleshtar autokton.P.S. Nuk më thua “e nderuar”:Di gjë ku ndodhet shtëpia e kulturës në Strugë,biblioteka e qytetit,dy shkollat e mesme,dy nëntëvjeçaret,ajo e mesmja dhe ajo e ulëta e muzikës.

Po teatrin “POSHKA”aty ku parakalove,pse s’e vizitove , të pije një kafe e të kënaqeshe duke kuvenduar me Xhelon dhe Olsën por parapëlqeve defilimet vetëm në objektet e kulteve fetare sikur vetëm ato paraqesin Strugën!? Di gjë “zonjë”se në Strugë ekziston drejtoria e festivalit “Këngë Jeho”apo ndonjë nga anëtarët e SHKA-së”MIGJENI”që kultivon këngët e vjetra qytetare dhe serenatat korçare?Po fshatrat tjera pse i anashkalove?Di gjë për betejat e Skënderbeut në trojet tona?Po,s’ke faj,s’të la kurreshtja e bordeleve dhe shtëpive publike që më kot i kërkove e ku pra në Veleshtën krenare-në,djepin e kulturës që për ne është më shumë se një Veskipojë. Turp për ty dhe TV tënde.

Ndjesë dhe respekete lexues të nderuar: Tahir Hoda(unë veleshtari i indinjuar bashkë me ju që jeni krenaria ime dhe e kombit). Strugë,nëntor 2021

By I ZH