Lajme Vendi

Në 24 orët e fundit 237 persona lëshuan karantinën shtetërore

Vazhdon zbrazja e karantinave në vend, një tregues se qytetarët e ardhur nga jashtë janë rikthyer familjeve të tyre pa simptoma të koronavirusit. Nga numri i përgjithshëm prej 3555 persona të vendosur në karantinë kryesisht nëpër hotele private anembanë vendit shifrat e sotshme flasin se në karantinë mbeten edhe 685 persona. Gjatë 24 orëve të fundit dolën 237 persona të cilët janë rikthyer familjeve ndërkohë që nga hyrje daljet sporadike në vend, me vendim të inspektoratit janë vendosur në karantinë 36 persona. Për Harunin 14 ditët e karantinës në shtëpi ishin më mirë se sa ato 14 ditët në karantinë shtetërore. Sot ai ka marrë edhe dokumentin që ka mbaruar karantinën.

Sot ishte dita e fundit 14 ditore në karantinë shtëpiake, ku edhe sot e posedoj dokumentin prej mjekut amë që e kamë të kryer karantinën shtëpiake.14 ditë në shtëpi me të vërtet ishin shumë të mira për shkak se isha afër familjes, sa I përket karantinës shtetërore ishte mërzi shumë e madhe. Në karantinë shtetërore isha vet I dyti unë isha nga komuna e Likovës ndërsa cimeri nga Shkupi. Kam dëgjuar nga shokët dhe cimeri se kontrolle shtëpiake ka pasur nga ana e policisë apo inspektoratit shtetëror që kanë kontrolluar 2 apo 3 herë por më duket që unë jam i vetmi apo ndoshta ka edhe të tjerë që nuk kam pasur asnjë lloj kontrolle këto 14 dit që isha në shtëpi. Të parën ditë që jemi fut në karantinë shtetërore na kanë matur temperaturën dhe ditën e fundit procedurën e njëjtë dhe na kanë pyetur për simptoma a kemi apo jo, kjo ishte krejt – u shpreh Harun Abazi.

Gjatë natës së kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut 186 personave u janë dhënë vendime për izolim nga Instituti I shëndetit publik ndërsa 77 persona kanë firmosur deklaratë për vetizolim. Nga ana e policisë janë kryer 1167 kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person që ta ketë shkelur këtë masë. Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel shtetërore 88 persona nuk e kanë respektuar ndalesën dhe 76 prej tyre janë ndaluar ndërsa ndaj 1 personi është dhënë vërejtje dhe për të tjerët janë marr masat në përputhje me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *