“Squid Game” është bërë shpejt një nga serialet më të ndjekura në Netflix, dhe bashkë me këtë, nuk mund edhe të mungonin fansat fanatikë, të cilët e shikojnë dhe e rishikojnë serialin deri në zbulimin e detajeve të reja.

Epo, kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur këtu pasi shikuesit pretendojnë se kanë parë një detaj në skenar që është fshehur në pamje të qartë që nga episodi i parë, shkruan LAD Bible.

Shumë prej tyre janë lajmëruar në rrjetet sociale për të vënë në dukje se vizatimet e çdo loje që konkurrojnë garuesit mund të vërehen në muret e konviktit ku konkurrentët e lojës qëndrojnë.

Rezulton se vizatimet tregojnë se për çfarë bëhet fjalë për secilën lojë dhe nëse garuesit do ta vërenin, ata do të kishin një shans më të lartë për të shpëtuar nga një vdekje e përgjakshme.

Një përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Pra, për ata që shikuan ‘Squid Game’, a po gabohem apo i vunë re të gjithë vizatimet në muret në zonën ku ata flinin?”.

“Ata kishin përgjigjen”, se cila është loja tjetër “gjatë gjithë kohës.”

“Pyetja kryesore e ‘Squid Game’: Si nuk u shqetësua askush për të parë vizatimet në mur?”, shtoi një përdorues tjetër.

Një i tretë shkroi: “Pra, tani që të gjithë e shikuat ‘Squid Game’, a i vunë re të gjithë vizatimet në muret e dhomës ku ishin krevatet e konkurrentëve?”.

“Kishte vizatime të lojërave që do të duhej të luanin dhe ata as nuk i kanë vënë re”, shktoi një fans i serialit.

Ndërsa një i katërt vuri në dukje: “Si askush nuk mund të mos i vërente vizatimet në mur kur ato ishin fshehur atje gjatë gjithë ditës”.