Ka ndërruar jetë para pak çastesh në spitalin Infektiv të QSUT-së, trajneri i boksit Skënder Kurti. Ai trajtohej prej 20 ditësh në këtë spital nga koronavirusi dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Përpara një jave Kurti pësoi vdekje klinike dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar (i intubuar) në reanimacion. Ministria e Shendetesise thotë se prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka që shkruan në Facebook: “Të qoftë dheu i lehtë Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj që këtë herë nuk ja dole!” . Kjo e çon në 21 numrin e viktimave nga koronavorusi në vendin tonë.

By I ZH

Leave a Reply