Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmjet një stautsi në fejsbuk para pak minutash, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e prekur nga virusi Korona. Ajo para pak ditësh solli në jetë fëmijën e saj, por nuk arriti dot të fitonte luftën me virusin Korona duke ndërruar jetë pasditen e sotme.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo, më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkroi në profilin e tij në facebook, ministri i shëndetësie, Venko Filipçe.

Ndërkohë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

By I ZH

Leave a Reply