Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjendur të pajetë në apartamentin në Las Vegas. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar çiftin drejt vdekjes.Autoritetet zyrtare raportojnë se në apartament është gjendur një substancë pluhur i bardhë, që nuk dihet ende se çfarë është. 30-vjeçari dhe e dashura e tij janë gjetur të pajetë nga kushuriri i aktorit. Ky i fundit ka rrëfyer se kur është zgjuar në mëngjes, ka parë makinën e Boyce ende jashtë.

By I ZH