Sot filloi fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha partitë shpalosën programet e tyre në disa vende. Bashkimi Demokratik për Integrim e filloi fushatën në Prespë, ku edhe publikoi emrin e kandadit për kryeministër shqiptar, për të cilin premtoi. Naser Zyberi do të jetë kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

I thash po kandidaturës sepse kjo ide është më e madhe se sa unë, është më e madhe se sa BDI-ja. Unë nuk do ta kisha pranuar sikur të mos të bindesha se ky është një projekt kombëtar – tha Naser Ziberi.

By B I