Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë e ka lidhur me rrëzimin e Qeverisë në krye me Albin Kurtin, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka thënë se edhe Teatri në Shqipëri dhe Qeveria Kurti, u rrëzuan në kohë pandemie globale dhe kundër vullnetit të qytetarëve.

Sipas saj, po rrëzohet e reja progressive e po shembet kujtesa historike.

“Në Tiranë rrëzuan godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, në Kosovë rrëzuan Qeverinë e re të Albin Kurtit, të dyja në kohë pandemie globale, të dyja kundër vullnetit të qytetarëve. Për të mirën e shqiptarëve do duhej të binte e vjetra në mendësi, në sjellje e qëllime të këqia. Tek ne po ndodh e kundërta, por rrëzohet e reja progresive e po shembet kujtesa historike”, ka shkruar Nagavci.

By I ZH