Mblidhen për të protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë naftëtarët e Ballshit.

Naftëtarët kanë treguan se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike vijon të vështirësohet. Ata shprehen se protestat dhe manifestimet nuk janë dëgjuar dhe se situate është bërë e padurueshme.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të ndërprerë protestën duke e justifikuar veprimin e tyre me pandeminë e COVID-19.

“Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona!”, thuhej në ftesën e naftëtarëve për të protestuar ditën e sotme.

By I ZH