Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka vizituar xhaminë e djegur në fshatin Vërbovc të Drenasit.

Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij ndaj kësaj vepre kriminale.

“Kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë. Ai po ashtu ka kërkuar që kryerësi i kësaj vepre të dal sa më parë para drejtësisë “.

” Arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur “.

Ndërkaq imami i kësaj xhamie Driton Kastrati, tha se ngjarja kishte ndodhur të premtën menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut.

“Ngjarja kishte ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut. Në anën tjetër xhamia e re e ndërtuar shumë afër xhamisë së vjetër, sipas imamit nuk ka pësuar dëmtime me përjashtim të disa xhamave “.

Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Ndërkohë që xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 he është shumë afër xhamisë së vjetër.

Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë.

By I ZH

Leave a Reply