Vendi

MSH Maqedoni sqaron për problemin e ditës së djeshme

Ministria e Shëndetësisë reagoi pas informacioneve të marra nga qytetarë se për vaksinim kanë marrë mesazhe të vaksinohen në qytet tjetër dhe jo në qytetin ku jetojnë.

“Sistemi ‘Termini im’ bëri analiza dhe vërtetoi se qytetarët gjatë paraqitjes në ueb-faqe vakcinacija.mk kanë bërë zgjedhje të gabuar te lokacioni dhe për këtë shkak sistei në mënyrë automatike ka çuar mesazh për lokacionin”, sqarojnë nga MSH.

Nga MSH sqarojnë se të gjithë ata të cilët kanë pasur një problem të tillë dhe nuk janë paraqitur dje për vaksinim, mund ta bëjnë sot, në vendin ku jetojnë dhe se nuk nevojitet të paraqiten as në ueb-faqe as te mjeku amë, mjafton vetëm kur të arrijnë në pikën vaksinale ta tregojnë mesazhin ku shkruan se dje kanë pasur termin për vaksinim.

“Kjo vlen për të gjithë qytetarët që sot ose në ditët e ardhshme do të kenë këtë problem”, sqarojnë nga MSH./Telegrafi