Ministria e Shëndetësisë njofton se nga java tjetër do të fillojë testimi skrining për nëpunësit më të rrezikuar.

Qendra për shëndet Publik në Shkup, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik po përgatisin plan për skrining të personave për të cilët vlerësohet se i përkasin kategorive kritike siç janë punonjësit shëndetësorë, të punësuarit në çerdhe, të punësuarit në shtëpitë e pleqve, përfaqësues të policisë, taksistëve, të punësuarve në shërbime publike (punonjës në sportele).

Përmes skriningut do të mundësohet vlerësim më kualitativ për zbutjen e masave restriktive, por edhe do të rritet dukshëm numri i testimeve.

By I ZH