Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tani në vendin tonë janë relizuar 4.117 teste pët virusin Covid-19, 342 vetëm gjatë ditës së djeshme.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohri – 3, Kavadarci – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumica – 1, Kriva Palanka – 2 dhe Koçani – 1 rast.

By I ZH

Leave a Reply