Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 16/17.04.2020, lidhur me kufizimin për lëvizje, është evidentuar se në nivel të shtetit 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka kanë arrestuar 56 prej tyre, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritën procedura adekuate.

Gjithashtu, sipas statistikave gjatë natës së kaluar 163 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 47 të tjerëve për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën izolim, respektivisht vetizolim.

By I ZH

Leave a Reply