Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira. Paradite do të ketë periudha të shkurtra të diellit, ndërsa në orët e pasdites do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë më intensive dhe në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 30l/m2), zbrazje elektrike më intensive, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të arrijë 5.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira, paradite me periudha të diellit, ndërsa prej në mesditë me jostabilitet të rritur dhe paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 26 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullimave.

By B I