Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 32 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite do të ketë jostabilitet lokal me paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 18 ndërsa e ditës prej 18 deri në 32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite përkohësisht vranësirat do të rriten.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

By B I