Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 30 gradë Celsius.

Të premten do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurta. Prej ditës së shtunë dhe gjatë ditëve të ardhshme do të mbisundojë mot stabil, ndërsa temperaturat do të ulen

By B I