Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 18 gradë, ndërsa e ditës prej 28 deri 35 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 32 gradë Celsius.

Deri në fundjavë do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërkaq nga e hëna do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.