Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë përfshirë Greqinë.

Viktimat mësohet se janë dy të moshuar dhe një foshnje të cilët janë gjetur pa shenja jetë në banesën e tyre në veri-lindje të Athinës, u raportua nga zjarrfikëset.

Po ashtu dyshohet edhe për një tjetër viktimë, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë departamenti i zjarrfikësve njoftoi se dhjetëra thirrje janë dërguar nga banorë të zonës për t’i ardhur në ndihmë, për shkak të përkeqësimit të situatës.

By I ZH