Aktorja Lubonja Monika është infektuar nga Covid-19. Ajo vendosi të tregojë se është infektuar për një arsye: Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

“Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19”, – tha Monika Lubonja.

Ajo ka edhe një thirrje sensibilizueze për të tjerët.

“Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…”, u shpreh pak momente më parë, teksa deklaroi se është infektuar aktorja e njohur shqiptare e Teatrit.

Reagimi i plotë i Monika Lubonjës:

Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.

Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.

Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort , aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.

Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri. Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje. Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter. Zot na jep forcë.

By I ZH