Ajo ka treguar për mënyrën se se sillet aktori në jetën reale jashtë “Big Brother VIP Albania”.

Monika Lubonja dhe Donald Veshaj janë kolegë me njëri-tjetrin dhe sa kanë punuar së bashku sigurisht se dinë shumëçka për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Derisa po bisedonte me Einxhelin lidhur me situatën e krijuar së fundmi se Donaldi nuk e ka paguar moderatoren, madje edhe e ka larguar nga puna, Monika zbuloi detaje nga lidhja e aktorit me Bora Zemanin.

“Kam punuar me Donaldin të një produksion tjetër dhe mbaj mend shumë gjëra. Kur ai njohu Borën, e mbaj mend mirë që nuk na vinte në prova. Më falni, por Bora i mori mendjen dhe ai nuk vinte”, tha Monika.

“Eh, tani filluat të na bëni dokumentarë këtu në shtëpi”, u shpreh Donaldi ndërsa Einxhel qeshi me atë se çka tregoi Monika.