Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe po bëhet gjithnjë më i tmerrshëm.

Se forcat ruse nuk po kursejnë asgjë dhe askënd, tashmë mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerë e gjatë.

Së fundi, kjo është dëshmuar edhe përmes videove të publikuara në rrjetet sociale dhe të cilat janë të verifikuara.

Një e tillë ka ndodh në një qytet të vogël ukrainas të Novopskovit teksa shihet një ushtar rus duke shtënë me armë drejt një civili dhe e plagos në këmbë, i cili raportohet se nuk ka rrezik për jetë.

Ndryshe, Rusia nuk e ka respektuar gjatë ditës së sotme armëpushimin dhe ka vazhduar të bombardojë qytete ukrainase pavarësisht se ishte arritur një marrëveshje që gjatë evakuimit të qytetarëve të mos ketë luftime.