Një video e publikuar nga forcat ukrainase, shfaq momentin kur droni turk Bayraktar godet konvojin e ushtrisë ruse që ia mësyn Ukrainës.

Në videon e publikuar më poshtë shihen pamjet nga ajri, ku konvoji i ushtrisë ruse goditet fort nga droni turk që po përdoret nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

“Kjo tregon se çfarë bën Bayraktari”, është shkruar përbri videos që besohet të jetë realizuar në Chornobaivka të rajonit Kherson.

“Mirë se vini në ferr”, ishte komenti tjetër përbri videos që tregon qartë se Rusia nuk është duke avancuar siç po propagandon Vladimir Putini.