Një sërë bombash kanë rënë pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv, madje janë publikuar pamjet ku shihen shpërthimet e njëpasnjëshme

Kamerat e sigurisë në një bllok të ndërtesave kolektive në Kharkiv të Ukrainës, kanë kapur momentin kur ndodhin një sërë shpërthimeve në një parking.

Si pasojë e këtij sulmi ajror nga forcat ruse, autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën shtatë persona dhe 14 tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Telegrafi.

Ky qytet ishte objektiv i ushtrisë ruse që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, e në pamje shihen shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhin.

Siç raporton Sky News, shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku ushtria ruse edhe një herë nuk hezitoi që të hedhë bomba mbi civilët. /Telegrafi/