Politike Vendi

Mickoski: Të shkarkohet Komisioni për Sëmundje Infektive, vepron nën diktate politike

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të pranonte një takim të ri liderësh me Presidentin Pendarovski, në të cilin do të diskutohej për shëndetin e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit. Sipas Mickoskit, Maqedonia është i vetmi vend në botë që po përjeton një valë të re të covid-19, që sipas tij është pasojë e menaxhimit të dobët të sistemit dhe diktateve politike mbi Komisionin për sëmundje infektive nga Zoran Zaev, andaj edhe kërkoi shpërndarjen e tij.

Jam shumë i zhgënjyer nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe vlerësimet e tyre, dhe po, është e vërtetë, unë dhe i gjithë publiku në fillim mbështetëm pa rezerva punën e tyre. Sepse ne besuam se ata udhëhiqeshin nga Betimi i Hipokratit, por doli që ata udhëhiqeshin nga diktati i Zaevit. Shumica janë drejtorë të emëruar nga kjo qeveri e udhëhequr nga mjeku me ambicie politike Karaxhovski dhe mund të thuhet se ato kryesisht i shërbejnë nevojave dhe kërkesave të Bihaqkës dhe Zaevit – deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ai beson se qeveria ka ndryshuar befas retorikën e saj, nga ajo mburrje se po merret me sukses me krizën, tani fajin e kërkon te populli në numrin në rritje të të infektuarve.

Tani ata thonë që populli është fajtorë, por edhe Naqe,unë, në mënyrë që e gjithë shpëtimi nga përgjegjësia të transferohej plotësisht te një tjetër dhe e gjithë kjo të fitonte impuls politik. E vërteta është se nuk është faji i popullit, por sistemi i keqmenaxhuar, dhe Naqe Çulev është një profesionist që zbaton vendime nga qeveria dhe për fat të keq edhe të Komisionit të politizuar për sëmundje infektive – tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO DPMNE nuk ka frikë nga zgjedhjet, por frika për jetët e humbura, tha Mickoski. Ai i kërkoi pushtetit që të ndalonte ofertat me datat e mundshme të zgjedhjeve, pasi shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet.