Për momentin jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike, tha drejtuesi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasi ministri i Shëndetësisë Venko Flipce njoftoi liderët e dy partive më të mëdha në vend, Mickoski dhe Zaev janë vendosur në izolim të detyrueshëm për shkak të kontaktit me një gazetar të infektuar.

” Do të doja të ju informoj se deri më tani jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike.Gjatë ditës së djeshme, pasi mora informacionin se shëndeti i gazetarit me të cilin pata një intervistë saktësisht një javë më parë në lidhje me pandeminë, jam testuar dhe kam rezultuar negativ. Sidoqoftë, unë do të respektoj rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe në periudhën në vijim për disa ditë do të qëndroj në izolim. Shpresoj që gazetari të rikuperohet shpejt dhe të kthehet në vendin e punës. Po vazhdoj të monitoroj situatën aktuale nga shtëpia ime. Le t’i mbështesim ata që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që kanë shfaqur interes për shëndetin tim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë aktive pandeminë që ka sjellë një krizë të rëndë shëndetësore, sanitare dhe ekonomike. Jam i sigurt se në fund do të fitojmë së bashku sepse çdo jetë ka vlerë dhe sepse e duam Maqedoninë.  Të mbeteni shëndosh e mirë “-shkruan Mickoski.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme priten rezultatet për kreun e LSDM, Zoran Zaev.

By I ZH

Leave a Reply