Një mësuese shtatzënë në Miami, është arrestuar për lidhje me një nxënës 15 vjeçar.

Heiry Calvi, 41 vjeçare, u lirua me kusht nga burgu të shtunën, dy ditë pas arrestimin të saj, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin 15 vjeçar vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, pasi iu afrua atij në qendrën John I. Smith K-8 në Miami.

Ajo dyshohet se i ka dërguar fotografi eksplicite përmes WhatsApp dhe ai thuhet se u ka treguar fëmijëve të tjerë video të tyre duke bërë seks, gjë që nxiti një hetim policor.

Policia thotë se Calvi gjithashtu i dha djalit një nga kartat e saj të kreditit dhe se çifti ndoqi festa së bashku, por u tha mysafirëve të tjerë se mes vete ishin teze dhe nip.

Nuk dihet nëse Calvi është e martuar, apo nëse ajo mban fëmijën e djalit adoleshent. Ajo i zbuloi gjendjen e saj policëve pasi ishte futur në burg javën e kaluar, sipas CBS Miami.

“Një fëmijë nuk ka autoritetin ligjor për të dhënë pëlqimin edhe pse fëmija mund të thotë “kjo është në rregull”. Përgjegjësia është mbi të rriturit”, tha Rey Valdes, një zëdhënës i Departamentit të Policisë Doral. Mosha e pëlqimit në Florida është 18 vjeç.

Nuk ka ende detaje se kur mësuesja do të kthehet në gjykatë.

By admin