Virusi Covid19 ka suspenduar futbollin thuajse në gjithë Evropën.
Një nga vendet më të goditura nga koronavirusi është Italia, ku edhe futbolli qëndron në situatën më të vështirë.
Shumë skuadra dhe lojtarë të skuadrave italiane nuk janë pro që të vazhdojnë sezonin, madje, ka edhe prej tyre si Valentin Eysseric i Verona që beson se futbolli nuk duhej luajtur fare qysh më herët.
“Virusi nuk u trajtua seriozisht, të gjithë thonin se është thjesht një grip, njësoj siç bëja unë”, ka thënë Eysseric, transmeton lajmi.net.
“Ne luajtëm me dyer të mbyllura kundër Sampdorias, por nuk duhej ta bënim këtë gjë”, shtoi lojtari.
“Ne mësuam më vonë se disa lojtarë të ‘Blucerchiati’ rezultuan pozitiv në koronavirus.
Zona ku ka bazën skuadra e Veronas, Veneto, është nga më të prekurat në Itali. Pra, veriu i Italisë e ka pësuar më së shumti nga ky virus.