Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950. Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

Shumë personazhe të njohur dhe mjekë kanë uruar me mesazhe inkurajuese për ditën botërore të shëndetësisë, në rrjetet e tyre sociale.

“Të dashur kolegë-punonjës shëndetësorë, Jam mirënjohës i veçantë për rolin kryesor që luani në kujdesin shëndetësor dhe për kujdesin ndaj shëndetit tonë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë do të shpëtojë jetë dhe kjo është për shkak juve që njerëzit besojnë se ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë. Profesionistët e kujdesit shëndetësor tani janë çelësi kryesor në vend. Unë besoj se secili nga ju e di se sa e rëndësishme është të këmbëngulni, të qëndroni të përkushtuar, të përqendroheni dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë. Le të bëjmë durim të merremi me koronavirusin në vend. Kjo ditë është dita juaj, ju jeni në piedestal.Jini krenarë për atë që bëni, kush jeni dhe sa të rëndësishëm jeni për secilin nga ne. Ju përgëzoj për ditën e shëndetit dhe punonjësve të shëndetit, ju falënderoj sinqerisht për gjithçka që bëni për të tejkaluar krizën.” – shkruan Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

“Sot është Dita e Shëndetësisë, unë jam me profesion neurolog dhe kam pasur rastin të kaloj mijëra orë me përpjekjet, lotët e gëzimit e lotët e humbjes…nuk ka dëshirë më të sinqertë se sa ajo e njerëzëve që duan shëndet për fëmijën që lufton me jetën, për çdo njeri që ka të drejtë të jetojë sa më normal! Shëndeti është beteja jonë kryesore, le të jemi të gjithë anëtarë të kësaj sfide, posaçërisht në këto momente të rënda në planetin tonë! Një urim të veçantë për kolegët e mi që në këto momente janë në vijën e parë të frontit kundër COVID-19. “ – shkruan Arben Taravari.

“Me rastin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit, punëtorëve shëndetësor ju uroj punë të mbarë dhe suksese në sfidat e përditshme në këtë kohë të vështira, lufta kundër COVID 19 dhe pasojat e saj, duke ruajtur më të vlefshmen, shëndetin e popullatës. “– shkruan Bekim Tateshi.

“Respekte për bluzat e bardha,që janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari e vaçanërisht këtë periudhë të rëndë në luftë me koronavirusin. Sot heronj janë këto njerëz me bluzat e bardha! Të qenit mjek ofron bashkimin më të plotë dhe të vazhdueshëm të atyre tre cilësive që kanë hijeshinë më të madhe për mendjet e pastra dhe aktive risitë, dobinë dhe bamirësinë. Jo të gjithë superheronjtë veshin pelerina.Shëndeti është një bekim në jetën e dikujt këtë e sheh vetëm i sëmuri. Themeli i gjithë lumturisë është shëndeti.Një jetë pa shëndet është si një lum pa ujë.Gëzuar Ditën Botërore të Shëndetit këtë vit 7 prilli më ndryshe e që do të mbahet mend sa të jetë jeta! “ – shkruan Donika Bakiu

“Më shumë se kurdo meritoni mirënjohjen tonë të gjithë ju që mbani faqebardh uniformën e shëndetësisë – gëzuar Ditën Tuaj!” – shkruan Anita Latifi.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply