Bota Lajme

Mërgimtari nga Maqedonia e Veriut blen vezë çokollate me vlerë prej 30.000 euro

Për festën e Pashkëve në Itali, në zonën Veneto, është organizuar një aksion për shitje të disa produkteve, me paratë e të cilëve do të ndihmonin familjet në nevojë. Në këtë aksion janë dhuruar shuma të mëdha parash, deri në 100 euro për një vezë. Por ai i cili ka tërhequr vëmendje, ka qenë suma prej 30.000 euro e mërgimtarit nga Maqedonia e Verit, Munir Shemsi, i cili ka blerë një vezë çokollate 10 kilogramëshe, që fillimisht ka kushtuar 10 euro. Këto para do të shkojnë për familjet e prekura nga virusi Covid 19. Kjo ide ka qenë e vajzës së tij 5 vjeçare.

“Ne deshim të dhurojmë diçka për Covid 19, kur ndodhi kjo që ndodhi në të gjithë botën, ashtu që kur e pamë konferencën e kryetarit të rajonit, ajo e pa vezën, atë vezë të madhe prej çokollate dhe më pyeti a mund ta blejmë atë. Ideja ishte ajo, ne e bëmë atë që duheshte të bëjmë dhe e bëmë orfetën. Qëllimi im ishte që ti dhurojmë në Veneto, për rastin me koronaviurs, që të ndihmohen njerëzit.” – ka thënë Munir Shemsi, për VOA.

Shemsi ka thënë se e ka në plan të japë donacione edhe në Maqedoni dhe se është në kontakt me disa persona të cilët duhet ti tregojnë se ku ka nevojë të jepen donacione.

BiMedia

Македоски иселеник за 30.000 евра купи чоколадно јајце

Македоски иселеник за 30.000 евра купи чоколадно јајце за да придонесе во борбата против Ковид-19Повеќе: https://mk.voanews.com/a/aid-covid/5400905.html

Posted by VOA – Глас на Америка on Friday, May 1, 2020