Media të caktuara online maqedonase në raportimet e tyre po përdorin terme etnike rreth jehonës së votuesve, ku nënvizohet se gjoja në vendbanimet me popullsi maqedonase ka jehonë masive të votuesve, derisa në komunat me popullsi shqiptare ka jehonë të pakët.

Ky raportim po vijon nga publikimi i rezultateve të para të votimeve që po zhvillohen në mbarë vendin, ku ka lëvizje të përqindjes së votuesve, përcjell INA.

Në orët e para të mëngjesit në komunat e Shkupit ka pasur jehonë më të madhe të votuesve, por edhe në disa komuna me popullsi me numër të vogël. (INA)

By I ZH