Të premten më 24 prill Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën përmes një video-konference.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se kjo datë ishte caktuar qysh më herët dhe do të raportohet mbi Kosovën për periudhën prill-tetor.

“Tani nuk ka seancë por do të jetë një video-konferencë. Mund të jenë 18 persona që do të marrin pjesë në këtë video-konferencë, përfshirë edhe shefin e UNMIK-ut për Kosovën, Zahir Tanin. Po ashtu pjesë e kësaj video-konference do të jem unë dhe dikush nga Kosova”, ka thënë Daçiq në Tv “Happy”, transmeton lajmi.net.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Republika Dominikane e cila është duke udhëhequr me presidencën e Këshillit të Sigurimit ka planifikuar që Kosova të jetë në agjendë në muajin prill dhe më pas në tetor.

By I ZH

Leave a Reply