Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 23% e të infektuarve me COVID 19 janë të shtruar nëpër spitalet e vendit, 1592 qytetarë të cilët janë kthyer nga shtetet tjera, ndodhen aktualisht nëpër karantinat shtetërore, njofton Alsat, transmeton BiMedia.

Gjatë ditës së djeshme nga karantinat shtetërore janë lëshuar 846, ndërsa sot 78. Të njëjtët edhe nëse gjatë lëshimit në shtëpi rezultojnë negativ në testin për COVID 19 e vazhdojnë në shtëpi vetë-izolimin edhe për 14 ditë të ardhshme.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 854 persona ndërsa raste aktive janë 772. Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 persona: pacientja nga Shkupi, 79 vjeçare, pacienti nga Velesi, 68 vjeçar, pacienti nga Prilepi, 67 vjeçar dhe një pacient nga Shkupi, 63 vjeçar.

By B I

Leave a Reply