Shoqata “Purpura“ dhe Qendra e Autizmit “Fluturo për jetën“-Tetovë organizuan edicionin e dytë të Konferencës Rajonale të Autizmit “Së bashku ta bëjmë Autizmin të flasë“.

Kjo konferencë është e para në llojin e saj dhe për të dytin vit bën bashkë specialist shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të cilët flasin për Autizmin dhe problematikat e tij shoqëruese. Këtë vit në qendër të vëmendjes në këtë konferencë ishte ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe veçanërisht i prindërve lidhur me autizmin dhe trajtimin e tij profesional.

Specialistët shqiptarë nga rajoni si pjesë e panelit ishin: Arjel Como- Tirane Al, Arjeta Misliu -Ferizaj Ks, Gjylije Hasanaga-Ulqin Mal i Zi, Arbana Pasholli-Dibër, RMV, Prof. dr. Afet Mamuti-Tetovë,RMV. Të gjithë së bashku mbajtën qëndrimin se prindërit duhet të dalin nga frika e paragjykimit dhe duhet t’i trajtojnë fëmijët e tyre sa më herët në specialist dhe qendra të specializuara.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës z.Hysni Ismaili, i cili mbajti dhe një fjalë rasti pasi dikasteri që ai drejton është edhe mbështetësi kryesorë i kësaj konference. Gjithashtu fjalë rasti kishte dhe zv.ministri i Shëndetësisë z.Armend Arsllani. Të gjithë të pranishmit përçuan mesazhe sensibilizuese dhe bënë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror. /Almakpress/

By B I