Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Eksperteve për situatën e COVID-19, se qeveria po punon për të gjetur një formulë për transportin ndërqytetas.

Rama thotë se kjo është çështja më shqetësuese, ndërsa thekson se vendi po shkon drejt lehtësimit të masave kufizuese.

Deri në 90% e kusur është liruar deri në datë 18 maj. E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet, po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë. Pjesa tjetër po çlirohet duke evituar grumbullimet” tha Rama.

Ndërkohë mjekët gjatë mbledhje janë shprehur se situata në Shqipëri është e qendrueshme, por qytetarët nuk duhet të abuzojnë me masat lehtësuese.

By I ZH