Maqedonia e Veriut ka më shumë viktima nga koronavirusi për numrin e përgjithshme të banorëve, krahasuar me vendet fqinje, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Maqedonia e Veriut me 1.9 milion banorë, deri sot ka 77 viktima, ose 33.5 viktima për 1 milion banorë.

Shqipëria edhe pse ka rreth 1 milion banorë më shumë, ka shënuar 31 viktima, ose 9 viktima në 1 milion banorë, që i bie tre herë më pak se Maqedonia e Veriut.

Më mirë qëndron edhe Kosova, e cila sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 1.8 milion banorë. Deri më sot në Kosovë janë shënuar tre fish më pakë viktima se në vendin tonë. Atje jetën e kanë humbur 22 persona që në 1 milion i bie 11 viktima.

Edhe Serbia ka shifra më pozitive se vendi ynë me numrin e viktimave. Me 7 milion banorë, Serbia ka regjistruar 179 viktima. Në një milion banorë i bije që Serbia ka rreth 24 viktima, ose rreth 9 viktima më pak se Maqedonia e Veriut.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në dispozicion kanë 1 mijë shtretër, por nuk tregojnë se sa shtretër i kanë përdorur që nga shpallja e pandemisë apo sa pacientë kanë qenë të hospitalizuar. Vetëm thonë se aktualisht ka 125 të shtrirë në spitale. Nga ky dikaster thonë se deri tani kanë përdorur 10 për qind të respiratorëve.

Ministria e Shëndetësisë

“Janë hospitalizuar gjithsej 125 pacientë pozitiv dhe pacient të dyshuar. Shteti disponon me 1000 shtretër dhe kapaciteti në spitale është tërësisht i mjaftueshëm. Spitali mobil disponon me 130 shtretër.  Për momentin në institucionet shëndetësore publike nëpër të gjithë vendin kemi në dispozicion më shumë se 130 respiratorë, ndërsa kapaciteti i shfrytëzimit nuk kalon më shumë se 10%. Në makineri respiratorësh janë gjithsej 6 pacientë”

Ndërkohë që Shqipëria, në fillim të Krizës me koronavirusin, njoftoi se ka në dispozicion rreth 9 mijë shtretër dhe 155 respiratorë. Qendra klinike universitare e Kosovës ka njoftuar se kanë në dispozicion 500 shtretër dhe 142 respiratorë. Ndërsa autoritetet Serbe kanë njoftuar se kanë rreth njëmijë respiratorë. Shqipëria, jo vetëm që paraqitet si një nga vendet më të suksesshme në rajon, madje edhe në Euorpë, por gjithashtu si asnjë vend tjetër, ishte në ballë të solidarizimit duke dërguar edhe ekipe mjekësh në shtetin e Italisë.

By I ZH

Leave a Reply