Në Maqedoninë e Veriut prej sot fillojnë me punë qendrat tregtare, bastoret sportive dhe të tjera përmes sportelit, qendrat për edukim, autoshkollat, si dhe aktivitete tjera. Kjo u paralajmërua dje nga kryeministri teknik Oliver Spasovki.

“Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurut dhe zërit – Shkup, qendrat për edukim, trajnime dhe seminare për të rritur, auto-shkollat, trajnimet për sportet individuale dhe tenise, bastoret sportive nëpër sportese, qendrat tregtare dhe mollët pa baret brenda tyre”, deklaroi Oliver Spasovski, gjatë shpalosjes së planit qeveritar për lehtësime, që do të jetë në tre faza, përcjell INA.

Nëpër qendrat tregtare nuk do të hapen kafenetë dhe restorantet, por do të funksionojë sistemi i porosive. Orari i tyre do të jetë nga ora 10 deri në ora 18, ndërsa të dielën do të jenë të mbyllura.

Gjatë javës tjetër është paralajmëruar hapja e restoranteve dhe kafeneve, por duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit, që janë distancimi, hapësira e caktuar për vendosjen e tavolinave si dhe dezinfektimi i vazhdueshëm.

Gjatë kësaj jave nuk planifikohet shkurtimi i orës policore, ndërsa nga java tjetër pritet një vendim i ri, ashtu që siç paralajmërohet jozyrtarisht ora policore do të fillojë nga 21:00. Megjithatë të gjitha vendimet do të varen se si do të zhvillohet situata me koronavirusin dhe se a do të ketë ose jo rritje të të infektuarëve.

By I ZH