Lajmet e rreme prishin besimin e qytetarëve në sigurinë e vaksinave. Kjo tregohet nga sondazhi i opinionit publik i kryer nga Instituti për Dialog Strategjik. Sipas këtij sondazhi, rreth 55% e qytetarëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen, kryesisht sepse nuk besojnë në sigurinë e tyre. Vetëm 1 në 5 qytetarë e dinë burimin e saktë të virusit korona, ndërsa 80% e tyre u përgjigjën se hasin dezinformata të lidhura me pandeminë të paktën një herë në javë. Fakti që mbi 70 përqind e qytetarëve janë mjaft të përgatitur për të njohur nëse informacioni është i saktë dhe i konfirmuar është inkurajues, raporton sitel.

Sondazhi i Institutit për Dialog Strategjik u krye me telefon në periudhën nga 8 deri në 20 tetor të vitit të kaluar, në një mostër përfaqësuese prej 1183 të anketuarve.

BiMedia