Dhe pse janë lehtësuar masat ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë  Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook bën thirrje qytetarëve për shumë kujdes, dhe të mos neglizhojnë rregullat për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Nëpërmjet një video mesazhi, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të lajnë sa më shpesh duart.
“Me vijimim e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!” shkruan Manastirliu.

By I ZH