Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i rikujton pronarët e firmave se punonjësit që punojnë në festa, sot (për maqedonasit) dhe nesër (për të gjithë), do të duhet të paguhen 250% më shumë në ditë.

“Sipas Ligji për festa, dita e sotme, e mërkurë, 6 janari është ditë feste për qytetarët e besimit ortodoks, ndërsa dita e enjte, 7 janari, është ditë pushimi për gjithë qytetarët’, thonë nga LSM,.

Ata shtojnë se sipas nenit 24 alinea 2 e Marrëveshjes kolektive të përgjithshme për sektorin privat për punë në kohë festash, punëtori duhet t’i paguhet më shumë për orët e kaluara për 50%.

Nga LSM shtojnë se punonjësit duhet të njoftohet dhe të mos manipulohen nga shefat që shfrytëzojnë ata, ndërsa të gjitha keqpërdorimet duhet të paraqiten në LSM në mënyrë që LSM t’i parandalojë.