Marketet e pavarura të Lyconet (Llajkonet) në shtet dhuruan 10.000 euro nga fitimi i tyre mujor për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe u solidarizuan me punonjësit shëndetësorë në luftën kundër virusit korona.

Kompania të gjithë punonjësve shëndetësorë iu uroi shëndet të mirë dhe menaxhim sa më të shpejtë me pandeminë e virusit korona, ndërsa qytetarët në shtet i rekomandoi që t’i ndjekin rekomandimet e institucioneve adekuate.

Brendi Llajkonet merret me rrjet të marketingut, i themeluar në vitin 2014, ndërsa për momentin numëron më shumë se 1.000 markete të pavarura aktive vetëm në shtetin tonë. Llajkonet Maqedoni SHPKJNP Shkup është anëtare e Grupacionit Llajkonet selia kryesore e të cilit gjendet në Vjenë. (MIA)

By I ZH

Leave a Reply