Një familje është futur në karantinë në fshatin Zabel i Ulët në Drenas.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga banorët e kësaj komune që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Krejt kjo thirrje e Lladrovcit ka ardhur për shkak se një familje në fshatin Zabel i Ulët është vetizoluar pasi që ky fshat edhe është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Më poshtë gjeni mesazhin e plotë të Lladrovcit:

Sot është marrë vendim nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, që Fshati Zabel i Ulët, i komunës tonë, shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Personi i diagnostikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen.

Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim.

Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.

Ashtu si deri më sot, kërkoj nga Ju qytetarë të nderuar, të zbatoni masat për parandalimin e virusit, covid-19.

Mos dilni pa nevojë, respektoni rekomandimet e institucioneve për luftimin e virusit.

Rrini në shtëpi, sepse kjo është masa e vetme aktualisht për ta luftuar virusin.

Kujdes po, panik jo!​. 

By I ZH

Leave a Reply