Me sa duket, ky ndërrim vitesh ka sjellë me vete një ridimensionim të prezencës online – duke bërë që Google të mos jetë më platforma më e preferuar në rang global.

Një studimi i ri rreth trendeve më popullore në rrjet ka treguar se gjigandi i teknologjisë i ka lënë vendin e parë një kompanie tjetër.

Pavarësisht gamës së gjerë të shërbimeve të ofruara nga Google si Maps, Translate, Photos, Flights, Books, News etj., viti 2021 solli disa ndryshime esenciale në botën virtuale.

Lista e faqeve më të klikuara gjatë vitit 2021:

1) TikTok.com

2) Google.com

3) Facebook.com

4) Microsoft.com

5) Apple.com

6) Amazon.com

7) Netflix.com

8) YouTube.com

9) Twitter.com

10) WhatsApp.com

Po, kompania kineze TikTok – që dominon për numër përdoruesish nën moshën 18 vjeç – arriti të merrte vendin e parë këtë vit, jo vetëm për sa i përket faqes më të klikuar por edhe listës së aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021, të publikuar nga prestigjozja Forbes.

Edhe pse Facebook është ende platforma me më shumë përdorues në të gjithë botën, TikTok është rrjeti social që ka më tepër klikime dhe përdorues aktiv, në të gjithë botën!, raporton euronewsalbania.

Në listën e aplikacioneve më të shkarkuara, vendin e dytë e mori Instagram, ndjekur nga Facebook, WhatsApp dhe Snapchat.

Lista e plotë e aplikacioneve më të shkarkuara gjatë vitit 2021:

TikTok: 656 milionë

Instagram: 545 milionë

Facebook: 416 milionë

WhatsApp: 395 milionë

Telegram: 329 milionë

Snapchat: 327 milionë

Zoom: 300 milionë

Messenger: 268 milionë

CapCut: 255 milionë

Spotify: 203 milionë

Ndërkohë, edhe pse Google Meet dhe Netflix ishin pjesë e kësaj liste gjatë vitit 2020, në vitin 2021, ato nuk ja dolën dot të ishin pjesë e dhjetshes më të shkarkuar, duke bërë që platforma të shkarkimit të muzikës origjinale si Spotifiy, apo aplikacione pwr modifikimin e videove si CapCut, tw marrin vendin e tyre për sa i përket popullaritetit në shkallë globale.