Shkruan Donika Bakiu

Leximi na pasuron jetën, na bën të aftë të përdorim fjalët e duhura, në kohën e duhur, për të shprehur mendimet tona.Virusi Korona u përhap kudo , duhet të qëndrojmë në shtëpi tek ne kafenetë janë të stërmbushura, më mirë merrni lexoni , shpëtoni jetë, relaksohuni me libra. Të mos dalim jashtë dhe të lexojmë më shumë Kujdesu për veten. Vlerësonii të tjerët. Lexoni çfarë do titulli që keni në shtëpi.

Elmedina Abdullahi –Përgjegjëse e bibliotekës “Max van der Stoel” UEJL thotë: ‘’Edhe pse duhet të jenë libra  motivues,tani qëllimi është të MBAJMË njerëzit në shtëpi. Kështu që do të duhet të lexojnë librat që i kanë në shtëpi. Pra lexoni çka keni në bibliotekën tuaj në shtëpi pa dyshim që e keni pasuruar me shijen tuaj. Ju lutemi  rini të vetizoluar që të shpëtoni jetë.’’      

Luljeta Ademi– Përkthyese profesionsite dhe Këshilltare e presidentit të RMV-së sugjeron : ‘’Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” “Tingujt e trupit tënd “ Edmond Tupe “Kur dhimbja premton dashuri” Edmond Tupe “Delikatesa” David Foenkinos “Dashuria virtuale” Daniel Glattauer – set 2 libra “Libra për femijë të shëndetshëm dhe të lumtur” – set 3 libra nga Grup Autorësh “Baba i pasur, Baba i varfër” nga Robert T. Kiyosaki “Historia e suksesit” nga Malcolm Gladwell “Arti i brishtë I NOT GIVING A FUCK”- Mark Manson “Biografia e Steve Jobs” “Dyzet rregullat e dashurisë” Elif Shafak “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” Vasil Naçi “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” Vasil Naçi “Zakonet e suksesit” Napoleon Hill, Mount Everest – Only the Sky Above: My Journey to the Top of the World.’’.                                                                 
Rrezearta Elezi specializante për endokrinologji thotë:’  Lexoni çfarë do libri që na kthen te vetvetja. Do të rekomandoj disa tituj:’’12 rregullat e jetës’’ nga Jordan Peterson, ‘’Siddharta ‘’ nga Herman Hesse, ‘’Alkimisti’’ nga Paolo Coehlo,’’ Dyzet rregullat e dashurisë’’ nga Elif Shafak’’                             

Profesoresha e gjuhës dhe lëtërsisë angleze në Gjimnazin e Tetovës Hatije Azizi Etemi sugjeron:’’U mundova të përzgjedh disa libra me mendim pozitiv : ‘’Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh’’ -Dale Carnegie, ‘’Pushtimi i lumturisë’’-Bertrand Russell ,’’Arti i të menduarit‘’Rolf Dobelli.

Valbona Ramadani– profesoreshë e kimisë në kolegjin Maarif , Tetovë thotë: Lexoni sa më shumë Do të rekomandoj disa tituj :Herman Hesse ‘’Siddharta’’, ‘’Vuajtjet e djaloshit Verter’’- Gëte , ‘’Adoleshnti’’ – Fjodor Dostojevski .Lexoni çfarë do titulli që keni në shtëpi.

Profesoresha Lirije Zeqiri në Gjimnazin ‘‘Kiril Pejçinoviq’’,Tetovë thotë:’’ Mendoj se çështja e leximit ka të bëjë me tëpër me shijen me shprehinë, po edhe moshën. Personalisht, mendoj që të rinjtë në këtë periudhë që duhet të qëndrojnë në shtëpi do të ishte mirë të lexojnë diçka nga veprat që i punojnë në orën e letërsisë ose lektyrat e rekomanduara nga arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë. Për ne të tjerët mendoj që varet edhe nga shija, meqë jemi kohë kur na duhet pak vullnet dhe shpresë do të sugjeroja me tepër poezinë , edhe në gjuhën angleze ka poezi të bukura moderne. Si psh.: nga Pierre Alex Jeanty, poezi të bukura dhe të kapshme për të gjithë.’’

Profesoresha Linda Ziberi-RIT KOSOVË sugjeron :’’ Nga autorët shqiptarë do të kisha lexuar çka do nga Ismail Kadare pasi që e kam autorin e preferuar dhe shpesh herë u kthehem librave të tij edhe pse i kam lexuar njëhere më parë. Libri im i preferuar nga Ismail Kadare është’’ Piramida’’ dhe këtë e kam lexuar disa herë. Nga autorët e huaj, me të vërtetë nuk e di se cilin ta përmendi më parë. Në kohën e fundit lexoj më shumë libra shkencor dhe spiritual e jo aq shumë romane. Autorët e mi të preferuar për momentin janë:Brene Broën, Robin Sharma, Dale Carnegie, Edward Said, George Orëell, Oscar Wilde, Shakespeare natyrisht, si dhe Elif Shafak, Paulo Coelho, Barack Obama me Michelle Obamën dhe shumë shumë të tjerë. Për shkak të famës së tyre globale, të gjithë librat e tyre janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe lehtë mund të gjenden nëpër libraritë tona. Ngelën vetëm dëshira për të lexuar!                                             

Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën e mesme të tekstilit në Tetovë thotë: ‘’Lexoni shumë , ua rekomandoj disa: A. Kamy’’ Njeriu i revoltuar’’,K. Ishiguro ‘’Mos më lër të shkoj’’,po ashtu romanet  e Remarkut, Sabatos.’’ ’Ali Pashë Tepelena nga Sabri Godo- një vepër mbi jetën, bëmat dhe karakterin e njërës nga figurat më të shquara historike të kombit tonë, Ali Pashë Tepelenës. Emri i trëndafilit nga Umberto Eko- një vepër fantastike mbi misteret e kishës, misteret e zhdukjes së bibliotekës më të madhe dhe të shquar të botës Perendimore si dhe njërës nga veprat që mund të kishte ndryshuar shumë gjëra në mënyrën e të menduarit dhe gjykarit të botës “Komedia” e Aristotelit, një ngjarje vendosur në vitet 1300, plot aventura dhe mister. Identiteti – Milan Kundera- Një vepër mjaft e bukur mbi identitetin, krizat e moshës, vështirësitë e njohjes së vetvetes dhe tjetrit, vështirësit e njohjes së vetes në një ambient të huaj e të ri. Një vepër që të çon në rrugë të reja për të kuptuar e njohur veten, identitetin tënd.’’ thotë Kaltrinë Sadiki albanologe.

Profesoresha Ylbere Neziri sugjeron: ’’Dekameroni’’ pikërisht ka  këtë qëllim gjatë izolimit në fshat për shkak të një epidemie, një grup të rinjsh tregojnë histori për të thyer monotoninë.Është shkruar gjatë humanizmit.’’

Blendi Hodai kryetar i Unionit të  Nxënësve  të  Shkollave  të  Mesme ne RMV na sugjeron: ‘’George Orwell – 1984; Dan Brown – Engjuj dhe Djaj Seth Godin – Tribes (Fiset)’’.

Psikologia Ajnur Ismaili thotë’’ Në këtë kohë ku mënyra jonë e jetesës dhe kuzifimi i ndjeshëm i rutinave tona detyrimisht është sfiduar, është shume normale që të ndihemi të stresuar dhe të ngujuar, pasiqë çdo ndryshim i shpejtë dhe i detyruar kërkon kohë që të procesohet nga truri ynë gjersa të arrihet në një gjendje balanci apo homeostazë psikologjike. Edhe pse Natyra dhe kursi i saj edhe njëherë më shumë po na jep një leksion që qenia njerëzore nuk ka aftësi për të kontrolluar gjithë rrjedhën e jashtme të gjërave por potenciali të cilin të gjithë ne e kemi të siguruar është aftësia e lëvizjes apo rritjes së perspektivës në situata ku ndihemi të kufizuar dhe të shqetësuar. Në ѯdo çast, kemi mundësi të zgjidhjeve më të mira nga të cilat zgjidhje do të përfitojnë truri ynë, mendja jonë, gjendja fiziologjike, gjendja psikologjike si dhe harmonia familjare. Në kohë ku njerëzit bashkërisht përjetojnë gjendje të ngjashme stresuese, mund të shërbeje për thellim dhe për të përmbushur ndjenjat tona më të thella, ato të bashkësisë dhe të perkatësisë.Mundësia e dhënë për të kaluar me shumë kohë nëpër ambiente shtëpiake, e mundëson pikërisht këtë. Në këto ditë të mbyllura nëpër shtëpi, përpos higjienës fizike dhe kohës cilësore me njerëzit tanë të rëndësishëm, në gjithashtu mund të ushqejmë trurin tonë duke përthithur dituri dhe duke menduar pozitivisht për muajt në vazhdim. Disa tituj të cilët unë do t’i sugjeroja janë si në vijim: Të martat me Morin-Mitch Albom.Mësuesi i sëmurë flet për leksione të cilat i ka përfituar gjatë jetës së tij të mirë-jetuar dhe fisnike dhe të gjitha ia huazon në çdo bisede të të martave, studentit i cili ka qenë mjaft i dashur për të, Mitch-it. ‘’Dyzet rregullat e dashurisë’’-Elif Shafak- Shtrirja e gjerë e temave jetësore në këtë libër do të ju mbaje të mbërthyer për ta mbaruar sa më shpejtë.Temat të cilat përmenden janë dashuria, paragjykimet, lidhja e fuqishme shpirtërore mes Rumiut dhe mësuesit të tij, Shamsit, humbja e dashurisë, zgjidhja e gabuar dhe kostoja e saj, si dhe shumë të tjera. ‘’ Plani B’’- nga Cheryl dhe Adam Grant-Dhimbja që vjen nga humba e bashkëshortit dhe rëndësia e miqësisë në kohëra të vështira së bashku me huazime të disa strategjive të cilat mund të na ndihmojnë në gjendje të sfidueshme. ‘’Klasiku’’ dhe i vetmi libër për mendimin tim që mund të na shpëtoje në kohë dëshpërimi është të lexohet; Njeriu në kërkim të kuptimit nga mbijetuesi i Holokaustit, Viktor Frankl.Është një libër rrënqethës mbi ligësinë e paparamenduar njerëzore dhe gjenerimi i forcës së brendshme për të mbijetuar pothuajse çdo vështirësi që mund t’i bjere mbi kokë njeriut të thyeshëm. ‘’ 5 Gjuhët e Dashurisë’’- Gary Chapman.Një këshillues çiftesh udhëton nëpër botë dhe zbulon 5 gjuhë të dashurisë të cilat ai beson se janë univerzale dhe që njohja dhe përdorimi i tyre në veprime të përditshme mund të përmirësojë dhe të thelloje dukshëm të gjitha marrëdheniet tona më të rëndësishme.Njohja se si tjetri e përjeton dhe e shpreh gjuhën e tij të dashurisë të bën ty një mjeshtër për raporte më të mira ndërnjerëzore.’’

Çdo libër është një hapësirë, që na fton të hyjmë e të shumëfishojmë  jetët tona. Të jetojmë edhe atë të miliona njerëzve. Qëllimi është ti  mbajmë njerëzit në shtëpi! Kujdesuni për veten dhe familjen ,miqtë, lexoni kënaquni!Shpëtoni jetë! Ne mundemi!

By I ZH

Leave a Reply