Italia është ndër shtetet më të goditura në botë nga coronavirusi, megjithatë kryeministri italian Giuseppe Conte e ka dhënë një lajm të mirë, duke thënë se italianët nuk do ta kalojnë verën të mbyllur, por do të dalin edhe pse nën kujdes të shtuar.

Deri më tani, Italia ka qenë në një izolim të ashpër, ndërsa ka hyrë në një fazë lehtësirash, që iu mundësojnë banorëve të dalin për shëtitje të ndryshme, por mbetet shqetësim, nëse do të lejohet plazhi gjatë verës, transmeton Telegrafi.

“Kemi përpara disa muaj të vështirë, por verën nuk do ta kemi në karantinë”, është lajmi i mirë që e ka dhënë kryeministri italian për Corriere dela Serra.

Sipas tij, italianët do t’i kalojnë pushimet nëpër plazhe, male apo qytete, ndërsa duhet pritur evoluimin e kornizës epidemiologjike, për të dhënë indikacionet e sakta, si dhe programin e kufizimeve për ditët në vazhdim.

Kryeministri italian kërkoi nga banorët që t’i respektojnë masat dhe nivelin e higjienës, ndërsa të përpiqen maksimalisht që të mbajnë distancën sociale.

By B I