Burime nga Klinika Gjinekologjike informojnë se gjendja e lehonës nga Kumanova që gjatë natës së djeshme u diagnostifikua me virusin korona është stabile dhe e njëjta tashmë gjendet në Klinikën Infektive. Foshnja e saj po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore. Është marrë materiale për testimin e foshnjës për Covid-19 , rezultatet pritet të publikohen gjatë ditës së sotshme.
/Alsat
