Shefi i Shtetit ende s’e ka nënshkruar dekretin me të cilin do ta nominonte Avdullah Hotin për Shef të Qeverisë së re. Krejt kjo për shkak se LDK ende s’e ka dërguar emrin pavarësisht se kërkesa ka shkuar në Zyrën e Isa Mustafës.

Të enjten e kaluar, Hashim Thaçi si Shef i Shtetit, e ka nisur një letër në drejtim të Isa Mustafës ku i kërkon emrin e kandidatit për Kryeministër. Letra s’është bërë publike ende ndërsa Zyra e Presidentit vetëm ka konfirmuar kërkesën e Thaçit në drejtim të Kryetarit të LDK’së.Ndërkohë, LDK ende s’e ka dërguar emrin në Presidencë për të marrë pastaj dekretin e Presidentit për nomimin e Avdullah Hotit për Shef të Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ta shohë letrën për të bërë gati kërkesën për mbrojtje të kushtetutshmërisë pasi Presidenti të vendos që t’ia japë mandatin partisë së dytë.Mirëpo, në Presidencë dhe as në LDK nuk e kanë dhënë letrën e Thaçit që i është drejtuar Mustafës.

Megjithëkëtë, Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta dërgojë lëndën në Gjykatë Kushtetuese vetëm pasi të nënshkruhet dekreti i Presidentit për mandatarin e Qeverisë së re të cilën po pritet të themelojë LDK me AAK’në, NISMA’n dhe minoritetet.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse lënda e formimit të Qeverisë përfundon në Gjykatë, atëherë, do të presin vendimin e pastaj të formojnë Qeverinë.“Sipas bindjeve të mia nuk ka shkelje të Kushtetutës. Nuk ka rast në gjykatë pa ndodhur, pa pasur arsye.

Nëse Vetëvendosja apo Presidenti i Republikës e dërgon lendën në Gjykatën Kushtetuese, ne presim”, deklaroi nënkryetari i LDK-së”, ka thënë Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar të dërgojë emrin për shef të ri të Qeverisë pas shkarkimit të Albin Kurtit nga pozita e Kryeministrit me votat e 2/3 të deputetëve. Shefi i Vetëvendosjes ka insistuar të shkohet në zgjedhje dhe të mbetet në pozitën e Kryeministrit derisa të kalojë pandemia.

By I ZH

Leave a Reply