Të gjithë kosovarët që shfrytëzojnë kufirin çek për ardhjen në Kosovë, nga sot mund të shfrytëzojnë kalimin edhe nëpër këtë shtet.

Që nga mesdita, Republika Çeke do të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimit me Austrinë, Gjermaninë dhe Hungarinë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri çek, Andrej Babis.

Kryeministri ka njoftuar se të gjithë ata që do të kalojnë nëpër kufijt e Çekisë, nuk do t’i nënshtrohen karantinës dhe nuk do të duhet të kenë farë dokument që kanë rezultuar negativ nga koronavirusi.Çekia një ditë më parë ka hequr kufizimet edhe me Sllovakinë.

Pra, kufijt me Çekinë do të hapen që nga sot dhe po të njëjtit mund të shfrytëzohen për rrugë alternative në secilin shtet ballkanik dhe evropian.

By I ZH