Polonia ka parashikuar se kur mund të ballafaqohet me kulmin e numrit të infektuarve me koronavirus.

Polonia po pret që infeksionet e koronavirusit të arrijnë kulmin në maj ose qershor dhe po përgatitet për një luftë të gjatë, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki të hënën në parlament, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Morawiecki tha, “Ne presim që numri kulm i rasteve të jetë ende para nesh – në maj ose qershor. Ne duam të kufizojmë numrin e rasteve para se të ndodhë kjo, veçanërisht duke rrafshuar nivelin” sipas zyrës së kryeministrit në Twitter.

“Ne po përgatitemi për një luftë të gjatë me këtë epidemi ”, shtoi ai.

Polonia ka 4,201 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 98 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

By I ZH

Leave a Reply