Njëra nga më të preferuarat e familjes Kardashian, Kylie Jenner, zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para.

Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat.

Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, Tik Tok dhe Tëitter kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur.

Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale.

Në TikTok gjithashtu kanë ndarë pamjet e qepjeve të çrregullta, duke vënë në dukje fijet e lirshme dhe mbërthimet në veshjet e tyre të reja-madje disa bëjnë shaka se kostumet e banjës ndoshta janë bërë nga vajza 3-vjeçare e Kylie, Stormi.

Shumë prej tyre nuk ishin të impresionuar nga mënyra se si ishin rrobat e banjës të tejdukshme-veçanërisht me çmimin prej $ 80.

Klientët në TikTok vunë në dukje se marka “Kylie” në pjesën e brendshme të kostumit të banjës mund të shihej pikërisht përmes materialit.

By admin